Inter kap vendin e katërt, shuan shpresat e Romës për Champions

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 20:12 | Futboll
Inter kap vendin e katërt, shuan shpresat e Romës për Champions

Inter i përgjigjet fitores së Milanit, duke mposhtur Romën në transfertë me rezultatin 2-0 e duke rimarrë vendin e katërt të Serisë A.

Zikaltërit morën 3 pikë shumë të vlefshme falë golave të Dimarcos dhe Lukakut, dhe arrijnë kuotën e 63 pikëve në renditje, duke lënë pas Milanin, me 61 pikë.

Kuqezinjtë kishin mundur me po të njëjtin rezultat Lazion, në San Siro, duke marrë përkohësisht vendin e katërt.

Ndërkohë, me këtë humbje, Roma largohet nga lufta për zonën Champions, pasi e sheh veten në vendin e shtatë, me 58 pikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/06/seria-a-milan-kthehet-ne-zonen-champions/

A2 CNN Livestream

Latest Videos