
Edhe pse u kontestua shumë nga tifozët se ishte ai përgjegjësi për rezultatet negative në fushë, Interi nuk ka ndër mend të largojë Inzaghin nga stoli.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit e vlerësojnë se ka përmbushur çdo pritshmëri, pasi objektivi minimal ishte sigurimi i një vendi në Champions League për sezonin tjeter .
Diçka e tillë është thuajse e sigurt mirëpo tifozët zikaltër kërkojnë dhe mbrojtjen e titullit kampion.
Klubi ka nisur që tani nga puna për projektimin e skuadrës së edicionit të ardhshëm edhe pse çdo llogari në Serie A mbetet e hapur. Aktualisht, Milan ka 66 pikë, 3 nga Napoli i vendit të dytë dhe 6 nga Interi i vendit të tretë. (A2 Televizion)