Skandal te PSG. Neymar, i dehur në stërvitje

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 19:22 | Futboll
Skandal te PSG. Neymar, i dehur në stërvitje

Atmosfera te Paris Saint-Germain nuk është aspak e mirë. Pas eliminimit nga Champions League dhe humbjes 3-0 ndaj Monaco, kritikat për yjet e ekipit francez nuk kanë të mbaruar.

Dhe më i kritikuari nga të gjithë është braziliani Neymar, i cili, sipas “RMC Sport”, është paraqitur i dehur në stërvitje, duke mos e kryer seancën bashkë me shokët.

“Neymar pothuajse nuk stërvitet fare, vjen në stërvitje në gjendje aspak të mirë, thuajse gjithmonë në gjendje të dehur. Kështu është Neymar, i cili ka thuajse zero komunikim me PSG dhe shokët e tjerë të skuadrës. Ai duhet lënë të largohet, pasi i bën shumë dëm klubit”, tha një gazetar i “RMC Sport”.

“PSG nuk është më një klub. Trajneri nuk ekziston më. Presidenti nuk ka thënë asnjë fjalë. Asgjë! As Leonardo, as Nasser Al-Khelaifi nuk kanë thënë asgjë fare pas humbjes ndaj Realit”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos