
Futbollisti i Chelsea, Antonio Rudiger, ka arritur një marrëveshje paraprake me skuadrën e Juventusit.
Sipas mediave të njohura italiane, qendërmbrojtësi ka gjetur gjuhën e përbashkët me bardhezinjtë dhe në fund të sezonit, do të rikthehet në Itali.
Bëhet fjalë për një kontrate 4-vjeçare me pagë 6.4 milionë në sezon. Kontrata aktuale e lojtarit gjerman me blutë e Londrës, përfundon në fundin e këtij sezoni dhe ka qenë vetë dëshira e futbollistit për të ndërruar ambient.
Përpara transferimit të tij te Chelsea, Rudiger ka qenë pjesë e Romës për këtë arsye, përshtatja në kampionatin italian do të jetë dhe më thjeshtë. (A2 Televizion)