Manchester City ka rezultuar shumë i fortë për Sportingun e Lisbonës. Brenda 32 minutave të para, anglezët arritën të shënojnë 3 herë, duke hedhur një hap thuajse të sigurt drejt fazës së ardhshme të Champions League.
Riyad Mahrez shënoi pas vetëm 7 minutave të para, ndërsa 10 minuta më pas, Bernardo Silva realizoi një gol fantastik.
Në minutën e 32-të ishte radha e Fodën që të shënonte edhe golin e tretë për skuadrën e Pep Guardiola-s. (A2 Televizion)