Inter me marsh të katërt para derbit, shënon 14 herë në miqësore

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 20:09 | Futboll
Inter me marsh të katërt para derbit, shënon 14 herë në

Interi po përgatitet makimalisht për ndeshjen e së dielës ndaj Milanit, e cila pritet të jetë një ndër më vendimtaret të këtij sezoni për titullin kampion të Serie A.

Zikaltërit kanë shënuar plot 14 herë në miqësoren e zhvilluar të enjten përballë amatorëve të Vis Nova si një sinjal ndaj rivalëve të përjetshëm të qytetit.

Në këtë takim shënuan 4 herë Sanchez, 3 herë Gagliardini, 2 Pinamonti, ndërsa Vidal u stërvit i diferencuar nga skuadra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos