Inter mposht Genoan dhe rimerr vendin e dytë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2020, 21:24 | Futboll
Inter mposht Genoan dhe rimerr vendin e dytë

Interi rikthehet në vendin e dytë të Serisë A. Zikaltërit mundën në transfertë Genoan me rezultatin 0-3 dhe me këto 3 pikë kapërcejnë në renditje Atalantën, që një ditë më parë barazoi 1-1 ndaj Milanit.

Për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte shënuan Lukaku (36’ dhe 92’) dhe Sanchez (83’).

Kur duhen dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Inter e sheh veten 4 pikë pas Juventusit, me bardhezinjtë që kanë nevojë vetëm për 2 pikë në 3 ndeshjet që u kanë mbetur për t’u shpallur kampionë të Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos