U godit nga rrufeja, futbollisti 16-vjeçar kthehet në stërvitje

Nga A2 CNN
25 Korrik 2020, 20:19 | Futboll

Futbollisti 16-vjeçar rus, i cili në fillim të këtij muaji u godit nga një rrufe gjatë kohës që po stërvitej në fushë, është kthyer të luajë futboll.

Incidenti i frikshëm ku u përfshi Ivan Zaborovsky u regjistrua dhe pamjet bënë xhiron e botës. Portieri po godiste një top drejt portës kur u godit nga rrufeja, ndërkohë që shokët e tij po qëndronin në vijën anësore të fushës. Adoleshenti u vendos nga mjekët në koma të induktuar, por duket se është rekuperuar plotësisht.

Lojtari i Znamya Truda thotë se nuk e mban mend aspak se çfarë ndodhi.

“Gjëja e fundit që mbaj mend është që isha rrugës për të shkuar në stërvitje. Pastaj, u zgjova në spital. Kisha vështirësi në frymëmarrje, por vetëm keq. Tani e ndjej veten gjithmonë e më mirë”, tha Zaborovsky. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/06/futbollisti-16-vjecar-goditet-nga-rrufeja-gjate-stervitjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos