Inter përmbys Lazion dhe arrin vendin e katërt

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 16:03 | Futboll

Inter përmbysi Lazion në 12 minuta, duke fituar 3-1 në “San Siro”.

Bardhekaltrit kaluan të parët në avantazh me anë të Felipe Anderson, i cili shfrytëzoi një gabim të Acerbit dhe çoi skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Pjesa e dytë foli tërësisht për zikaltrit, që pasi humbën disa mundësi shënimi, rikthyen baraspeshën në minutën e 78 me anë të Lautaro Martinez, i cili shfrytëzoi një asist të Lukakut për të dërguar topin në rrjetë.

5 minuta më vonë ishte Lukaku që asistoi sërish, kësaj radhe për Gosens, me gjermanin që shënoi duke përmbysur rezultatin. Në minutën e fundit, ishte Vecino që i dha një dhuratë Lautaros, me argjentinasin që nuk gaboi përballë portierit, duke vulosur fitoren e Interit dhe dopietën personale.

Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 57 pikëve, aq sa Milani dhe Roma, ndërsa Lazio mbetet në kuotën e 61 pikëve në vendin e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos