Reali kthehet te fitorja në “La Liga”, mposht Almerian, tri-golësh i Benzema

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 21:24 | Futboll
Reali kthehet te fitorja në “La Liga”, mposht Almerian,

Pas humbjes 4:2 nga Girona, Reali i është rikthyer fitores në La Liga duke e mposhtur skuadrën e Almerias. Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e ka mposhtur 4:2 skuadrën e Almerias.

Benzema ishte në qendër të vëmendjes, ku dhuroi spektakël me tre gola të shënuar (minuta e 5’, 17’ dhe 42’), kurse golin e katërt për Realin e shënoi Rodrygo në minutën e 47’. Në anën tjetër, për Almerian golashënues ishin Lazaro (minuta e 45+1’) dhe Lucas Robertone (minuta e 61’).

Me pikët e marra sot, Reali i afrohet Barçës në tetë pikë, ku zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 68 pikëve të arkëtuara. Rezultati final i ndeshjes, 4:2 në favor të Realit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos