Dy “krisma” mes Milanit e Romës në shtesë ndezin luftën për Champions League

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 20:27 | Futboll

Roma dhe Milani kanë ndarë pikët në një ndeshje drithëruese e cila të gjitha emocionet i kishte rezervuar në minutat shtesë.

Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste nga të dyja ekipet, teksa një ndër momentet më kulminante ishte dëmtimi i mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla. Pas një dyluftimi në ajër me Olivie Zhiru, Kumbulla u rrrëzua në tokë teksa më pas u largua. Pjesa e parë u mbyll pa gola në “Olimpiko”.

Pjesa e dytë prodhoi më shumë emocione dhe raste të shumta. Por surpriza e vërtetë ndodhi në minutat shtesë. Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazim pa gola, Abraham shënoi gol duke ngritur në këmbë të gjithë stadiumin.

Por festa e verdhekuqve zgjati shumë pak pasi 3 minuta më vonë pas një asisti të Leaos, Salmakers riktheu baraspeshën. Me këtë barazim të dyja ekipet qëndrojnë në të njëjtat pozita dhe me të njëjtjat pikë.

GOLI I ROMËS:

GOLI I MILANIT: (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos