
Interi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme këtë të premte në kampionat ndaj Fiorentinës vendase me rezultatin 0-2, e cila i jep përkohësisht kryesimin e Serie A.
Në një ndeshje të dominuar totalisht nga miqtë, zikaltrit treguan edhe njëherë se kanë një marsh më shumë se kundërshtarët dhe se këtë vit kanë ambicie për të fituar titullin kampion.
Ekipi i Conte tregoi vendosmëri në këtë takim dhe nuk e vuri veten pothuajse asnjëherë në vështirësi.
Rezultati u zhbllokua nga Barella në minutën e 31 me një supergoditje nga jashtë zone. Në fillim të pjesës së dytë një inkursion nga krahu i djathtë i Hakimit nxjerr të zbuluar Perisiç, i cili nuk mundet të gabojë nga ai pozicion.
Ndeshja mund të kishte përfunduar me një rezultat edhe më të thellë, por portieri vendas bëri disa pritje fantastike.
Tashmë zikaltërve iu duhet të presin ndeshjen e rivalëve të Milan të cilët do të përballen të dielën me Crotonen. (A2 Televizion)