Interi arrin marrëveshjen me Eriksen, Tottenham e le të lirë

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 22:39 | Futboll
Interi arrin marrëveshjen me Eriksen, Tottenham e le të lirë

Më në fund një lajm i mirë për çështjen e transferimit të Christian Eriksen tek Inter. Tottenham duket se ka pranuar ofertën prej 15 milion eurosh plus 5 bonuse të zikaltërve për ta lënë të lirë lojtarin që në merkaton dimërore. Sipas marrëveshjes danezi do të përfitojë së bashku me bonuset tek Interi 10 milionë euro në sezon, deri në vitin 2024.

Për momentin nuk është akoma e qartë se kur danezi do të zbarkojë në Milano, por sipas burimeve ai mund të jetë të dielën në San Siro për të parë ndeshjen me Cagliari. Në këtë mënyrë ai do të ketë kontaktin e parë me Serie A para vizitave mjekësore dhe transferimit zyrtar.

Me këtë afrim dhe atë të Moses, Interi i Contes bëhet edhe më kompetitiv për të arritur synimin e munguar prej kohësh që është fitimi i kampionatit italian të futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos