Protestat ndaj arbitrit në humbjen ndaj Tiranës, Disiplina dënon trajnerin e Bylisit

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 18:22 | Futboll
Protestat ndaj arbitrit në humbjen ndaj Tiranës, Disiplina dënon

Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 2 ndeshje pezullim trajnerin e skuadrës së Bylisit pas protestave në humbjen 2-1 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”.

Trajneri u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Enea Jorgji pas protestave në golin e fitores 2-1 të Tiranës, me kohën shtesë që ishte mbyllur, ndërsa Ngoo, gjatë aksionit ishte në pozicion jashtë loje dhe golin e shënoi duke e prekur topin me dorë, të paktën sipas pretendimeve nga ana e skuadrës së Bylisit.

Ndërkohë, Komisioni i Disiplinës dënoi me 50 mijë lekë të reja klubin e Skënderbeut për sjelljen e ndaluar të spektatorëve në ndeshjen ndaj Partizanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos