
Raketa kuqezi, që u shndërrua në njeriun asist. Odise Roshi ishte një prej protagonistëve të mëdhenj të Kombëtares në kualifikuesete Euro 2020, edhe pse shpesh herë nuk u aktivizua në pozicionin e tij natyral, madje u improvizua edhe si mbrojtës.
Diçka që nuk e shqetëson 28-vjeçarin, i cili ka edhe një ëndërr të madhe me Kombëtaren.
“Shpresoj që të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen. Unë personalisht kam shumë dëshirë që të futemi në Botëror”, tha Roshi.
Roshi vijon përgatitjet me çeçenët e Akhmat Groznit, aty ku e nisi vitin me gol në miqësore, ndërsa pret një telefonatë për transferimin e madh në La Ligan spanjolle: “La Liga është nga kampionatet më të fortë për momentin dhe do të ishte kënaqësi të isha pjesë e saj”.
Në maj të vitit 2019, Roshi rinovoi kontratën me Akhmat Groznin deri në vitin 2022, ndërsa vlera e tij në merkato përllogaritet në 1,2 milionë euro. (A2 Televizion)