
Në ndeshjen kryesore të javës së 32-të të Premier League, Liverpolli i Klopp triumfoi me një autogol në minutën e fundit të kohës së rregullt ndaj Tottenham-it, duke marrë kryesimin e kampionatit.
“The Reds” kaluan në avantazh që në minutën e 16 me anë të brazilianit Firmino, por Tottenham nuk u dorëzua dhe arriti të barazoi rezultatin me Lucas në minutën e 70.
Kur të gjithë menduan se kjo përballje do të mbyllej në barazim 1-1, Alderweireld bëri gabimin trashanik duke e dërguar topin në portën e tij.
Me këtë fitore, Liverpool-i merr vendin e parë në renditje me dy pikë më shumë se Manchester City, por skuadra e Guardiola-s ka edhe një ndeshje për të luajtur. (A2 Televizion)