Napoli godet shpresën e Romës për Champions

Nga A2 CNN
31 Mars 2019, 15:55 | Futboll
Napoli godet shpresën e Romës për Champions

Roma ka humbur një nga betejat e rëndësishme për pjesëmarrje në Champions League vitin e ardhshëm, pasi është mundur 1-4 në “Olimpico” nga Napoli, i cili në këtë fitore të rëndësishme kishte në formacion edhe Hysajn.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Milik realizoi që në nisjen e ndeshjes, ndërsa në minutat e shtesës së pjesës së parë, Perotti barazoi rezultatin, teksa ktheu në gol një 11-metërsh.

Por pjesa e dytë i takoi e gjitha Napoli. Të besuarit e Ancelotti arritën të shënojnë edhe 3 gola të tjerë, duke i dhënë një goditje të rëndë objektivit të Romës për një vend në Champions League. Mertes, Verdi dhe Younes ishin autorët e golave në pjesën e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos