Çudira me VAR, asistentët përdorin fletën si vizore

Nga A2 CNN
31 Mars 2019, 16:32 | Futboll
Çudira me VAR, asistentët përdorin fletën si vizore

Përdorimi i sistemit VAR ka sjellë lehtësi në marrjen e vendimeve të gjyqtarëve, kjo falë rishikimit të pamjeve të përsëritura.

Por çudia vjen nga Liga e dytë Kineze, në ndeshjen mes Shangai Shenxin dhe Heilong Jang. Gjyqtari i ndeshjes, ka riparë aksionin e një goli të anuluar për pozicion të parregullt me ndihmën e asistentëve të tij në dhomën e VAR, të cilët po përdornin një fletë si vizore për të parë linjën e pozicionit të lojtarit.

https://www.youtube.com/watch?v=zyG0aj3jG_8

Edhe pse jashtë çdo profesionaliteti, mjeti rrethanor i erdhi në ndihmë arbitrit të takimit për të konfirmuar vendimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos