Promovimi në elitë, Venezia ngjitet në Serie a pas 19 vjetësh

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 16:58 | Futboll
Promovimi në elitë, Venezia ngjitet në Serie a pas 19

Një gol në minutën e 93 i dha mundësinë ekipit të Venezia të ngjitet në Serinë A italiane.

Skuadra e veriut të Italisë, kishte mundur 1 me 0 në takimin e parë të “play off” Citadella dhe në ndeshjen e kthimit realizoi një gol në frymën e fundit ndërsa rezultati shënonte 1-0 kundërshtarët.

Barazimi 1-1 ishte mjaftueshëm për Venezia që ngjitet në nivelin më të lartë të futbollit italian pas plot 19 vjetësh.

Dy skuadrat e tjera që u kthyen gjithashtu në Serinë A, janë Salernitana dhe Empoli i futbollistit që pret dritën jeshile për t’ju bashkuar kombëtares shqiptare, Nedin Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos