Interi e nis kampionatin me supergola

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 21:38 | Futboll
Interi e nis kampionatin me supergola

Interi e ka nisur sot në mbrëmje sezonin 2019-2020 në Serinë A.

Zikaltërit e drejtuar nga Antonio Conte ndeshen në javën e parë të kampionatit me Leccen, në San Siro.

Në minutën e 21-të, Marcelo Brozovic shënoi golin e parë të ndeshjes dhe të kampionatit për Interin. Kroati goditi bukur nga jashtë zone, duke realizuar një gol spektakolar që ngriti në këmbë tifozët e pranishëm në stadium.

https://www.youtube.com/watch?v=wcOB3w7gPBY

3 minuta më vonë dyfishoi rezultatin blerja e re e Interit, mesfushori Sensi, i cili pas një aksioni individual, goditi fort me të djathtën për të mposhtur portierin Gabriel.

https://www.youtube.com/watch?v=u4zXBiHyqBQ

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos