
Interi arrin të marrë tre pikë të arta në Sassuolo, pas një ndeshje ku nuk munguan rastet, dhe ku protagonisti kryesor është padyshim boshnjaku Edin Dzeko.
Zikaltrit fituan 2-1 pikërisht me dygolshin e sulmuesit, që duket se është rikthyer në formë në ndeshjet e fundit.
Në pjesën e parë, Interi me në fushë shqiptarin Kristjan Asllani në mesfushë dhe Onana në portë, realizon vetëm në minutën e fundit me anë të Dzeko, që eston kështu golin 100 në Serie A, pas 45 minutave të ekuilibruara me raste nga të dyja anët.
Në pjesën e dytë, Asllani zëvendësohet me armenin Mikhitaryan, Interi humb ekuilibrat dhe Sassuolo shton presionin dhe barazon me talentin Frattesi në minutën 60.
Por djemtë e teknikut Inzaghi, teje ti diskutuar deri para fitores me Barcelonën në Champions, marrin sërish drejtimin e ndeshjes dhe pas një rasti të Martinez, dyfishojnë me një gol me kokë sërish të Dzeko, dhe më pas administron fitoren që e ngjit në kuotën e 15 pikëve që e mban ende afër ekipeve të para, por larg 5 pikë nga kryesuesja Napoli, që ende duhet të ndeshjet. (A2 Televizion)