Partizani përmbys Vllazninë dhe mbetet në kryesim

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 19:51 | Futboll
Partizani përmbys Vllazninë dhe mbetet në kryesim

Partizani kthehet te fitorja pas derbit për t’u harruar ndaj Tiranës. Të kuqtë mundën në Shkodër 2-1 Vllazninë dhe kthehet në krye të renditjes.

Partizani e mbylli pjesën e parë në disavantazh, pas një goli të Ardit Hoxhajt, i cili me një goditje me kokë mposhti portierin Rexhepi.

Në pjesën e dytë, ishte Victor Da Silva ai që ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 67, ndërsa në minutën 86, i zakonshmi Skuka shënoi golin e fitores.

Partizani ruan vendin e parë në klasifikim, me 15 pikë, tre më shumë se ndjekësit më të afërt, Tirana. Ndërkohë, Vllaznia mbetet në vendin e pestë, me 10 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos