Interi niset për turin aziatik, Icardi paraqitet me Lamborghini në qendrën stërvitore

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 08:17 | Futboll
Interi niset për turin aziatik, Icardi paraqitet me Lamborghini në

Në ditën kur Interi u nis për turneun në Azi, Mauro Icardi konfirmoi se është i ndarë në shtëpi me zikaltërit.

Ish-kapiteni u paraqit në qendrën stërvitore të Apiano Xhentiles me makinën e tij luksoze, një Lamborghini me ngjyrat zikaltër, për të zhvilluar stërvitje i vetëm.

Argjentinasi hyri me shpejtësi për të evituar ngacmime nga mediat dhe po me aq shpejtësi doli.

Pas një ore e gjysmë, Icardi u largua përpara se në qendrën stërvitore të paraqiteshin shokët e tij të ekipit.

Sulmuesi nuk do të udhëtojë me grupin dhe sipas klubit ai do të vijojë “punën për rigjetjen e formës fizike”, por në fakt duket se futbollisti po pret lajme për të ardhmen, që duket larg Interit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos