Kapiteni i Brazilit kampion bote, i zhytur në borxhe

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 14:28 | Futboll
Kapiteni i Brazilit kampion bote, i zhytur në borxhe

Dy herë fituesi i Kupës së Botës, braziliani Cafu, po kalon ndër periudhat më të vështira të jetës. Në pamundësi për të shlyer borxhet, ish-kapiteni i kombëtares braziliane ka humbur 5 pronat te tij, ndërsa gjykata braziliane i ka sekuestruar edhe 15 të tjera, të cilat i ka në bashkëpronësi me bashkëshorten.

“Është një problem i imi personal. Mund t’i paguaj borxhet si të dua, duke dhënë pronat, shtëpinë, makinën apo çfarëdo tjetër". Kështu është shprehur legjenda braziliane e futbollit, ku vlera e bizneseve të tij përllogaritet deri në 6 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos