Ndalet Roma, mposhtet Atalanta

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 20:31 | Futboll
Ndalet Roma, mposhtet Atalanta

Surprizat në Serie A kanë vazhduar edhe në dy ndeshjet e para të të mërkurës, pas barazimit të një nate më parë të Milanit, Atalanta është mposhtur 2-1 nga Lecce, ndërsa Roma është ndaluar në barazim 1-1 në transfertë ndaj Sassuolos.

Lecce, e ngjitur këtë sezon në Serie A, befasoi Atalanta-n me dy gola të shpejtë, duke mos i lejuar të ngjiten në vendin e dytë në renditje.

Një hap të gabuar hodhi edhe Roma, e cila edhe pse kaloi e para në avantazh ndaj Sassuolos me Abraham u ndëshkua në fund nga Pinamonti.

Tashmë, Atalanta mbetet në vendin e katërt me 3 pikë diferencë nga Milani dhe 12 nga Napoli i vendit të parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos