Viti i dytë me radhë, Robert Lewandowski merr Këpucën e Artë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 18:52 | Futboll
Viti i dytë me radhë, Robert Lewandowski merr Këpucën e

Robert Lewandowski mori Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Europë.

Ceremonia u zhvillua në Barcelonë dhe përpos presidentit Laporta, i pranishëm ishte edhe ish-kapiteni legjendar Karles Pujol.

Lewandowski u pozicionua përpara Kylian Mbappé, Ciro Immobile dhe Karim Benzema.

Ky është viti i dytë me radhë që sulmuesi polak vlerësohet me çmimin prestigjioz, që pas trofeve individual deklaroi se tani synon të fitojë kupa me Barcelonën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos