Shqipëria ‘që nuk shohim’ merr një tjetër humbje në miqësore

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 20:18 | Futboll
Shqipëria ‘që nuk shohim’ merr një tjetër humbje

Shqipëria ka marrë një tjetër humbje në miqësoren e radhës në terr televiziv kundër Katarit, ndonëse takimi luhej në një vend europian si Spanja.

Skuadra e dytë e kuqezinjve e përbërë në pjesën më të madhe të saj nga lojtarë të Kategorisë Superiore u mund minimalisht nga organizatorët e Botërorit të futbollit me rezultatin 0-1

Goli i fitores për Katarin u shënua në minutën e 37 të takimit dhe prej atij momenti shifrat mbetën të pandryshuara.

Është ende e paqartë se përse sportdashësit shqiptarë nuk mund të shohin ngjyrat e ekipit përfaqësues në takimet që ata luajnë, ndonëse kjo gjë është justifikuar me motivin se Katari, njësoj si Arabia Saudite në ndeshjen e kaluar, duke qenë se janë pjesëmarrëse në Botëror, nuk duan që kundërshtarët në grup t’iu mësojnë skemat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos