
Java e 15-të e Serie A nis me supersfidën e mbrëmjes së sotme, ndërmjet Interit dhe Romës.
Një duel titanësh me kuptimin e plot të fjalës, për disa arsye. Kryesuesit e kampionatit italian ndeshen me ekipin e vendit të katërt, yjet që do të luajnë në “San Siro” nuk mungojnë dhe për më tepër Interi dhe Roma janë dy prej skuadrave më në formë të momentit.
Zikaltërit janë në ankth për gjendjen e Lukakut, i prekur nga një virozë e stinës, por lideri i sulmit të Contes pritet të zbresë në fushë, për të synuar shkëputjen me 4 pikë nga Juventusi ndjekës. (A2 Televizion)