
Laçi ka marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në javën 10 të Kategorisë Superiore, duke fituar në transfertë me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj Teutës.
Mjaftoi një gol i Spahiut në minutën e 66 të takimit që kurbinasit të marrin fitoren e tretë për këtë sezon, që i çon në kuotën e 11 pikëve, ndonëse sërish renditen të parafundit.
Vllaznia dështoi të dilte me tre pikë të plota nga ndeshja në shtëpi përballë Erzenit. Shkodranët kontrolluan lojën dhe rezultatin për 90 minuta, por pikërisht atëherë kur mendohej se kishte përfunduar gjithçka erdhi dhe goli i barazimit për miqtë me anë të Kahrimanoviç nga pika e penalltisë.
Pas 10 javësh kampionat Vllaznia renditet në vend të tretë në kampionat me 15 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)