All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Investigimi gazetaresk: 1000 objekte arti të njohura janë të lidhura me trafikantët

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 15:29 | Bota
All - Paragraf - 1

Muzeu Metropolitan i Artit në Nju-Jork, një nga muzetë më prestigjioz në botë dhe më i vizituari në Shtetet e Bashkuara, ka në koleksionin e tij më shumë se 1000 objekte që dyshohet se kanë lidhje me njerëzit e përfshirë në krime që lidhen me tregtinë e antikiteteve. Në këtë përfundim ka dalë një raport i ri nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ).

Të paktën 1109 pjesë në koleksionin e Met ishin në pronësi më parë nga individë që janë paditur ose dënuar për krime, duke përfshirë plaçkitjen dhe trafikun e artit, sipas një hetimi nga ICIJ dhe OJQ-ja Finance Uncovered.

All - Paragraf - 3

Nga këto objekte, më pak se gjysma kanë të dhëna që detajojnë se si u larguan nga vendet e tyre të origjinës.

Raporti i ICIJ hetoi origjinën e koleksionit të antikiteteve të Met, si dhe praktikat e blerjes edhe pasi shumë kombe futën ligje që parandalonin eksportin e artefakteve kulturore historike. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos