
Krizat, pavarësisht llojit, nxisin nevoja dhe shtojnë ndërgjegjësimin. Reagim të ngjashëm po nxit ekspozimi gjithmonë e më i madh i vendit ndaj sulmeve kibernetike. Për të dytin vit me radhë, Akademia e Forcave të Armatosura çel një program të dedikuar studimi mbi Sigurinë kibernetike dhe Mbrojtjen.
Të angazhuar në përgatitjen e profesionistëve cilësorë do të jenë edhe ekspertë të niveleve të larta që shërbejnë edhe në NATO, në drejtim të mbrojtjes kibernetike.
Studentë gjithashtu do të mësojnë me anë të kurrikule të veçantë, të ngjashme me atë të NATO-s.
Aplikimit për studimet në ciklin “Master” në profilin Siguri Kibernetike dhe Mbrojtje hapen më 3 dhe mbyllen më 7 tetor. Pjesë e procesit mund të bëhen të gjithë personat që zotërojnë një diplomë “Bachelor”. (A2 Televizion)