All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tentojnë ta përdhunojnë në hyrje të pallatit, e shpëton komshiu ish-boksier

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 14:36 | Bota
Tentojnë ta përdhunojnë në hyrje të pallatit, e
All - Paragraf - 1

Ndonjëherë nuk i durojmë dot komshinjtë. Ata mund të jenë të zhurmshëm, antipatikë dhe burim problemesh të ndryshme.

Por mund të jenë edhe boksierë profesionistë, dhe atëherë mund të shpëtojnë jetën.

All - Paragraf - 3

Kjo ka ndodhur në një nga lagjet më të njohura të Romës, jo larg Piazzale Clodio, ku një grua 30-vjeçare i shpëtoi një tentative përdhunimi në apartamentin e saj nga ana e një ukrainasi 36-vjeçar, i sinjalizuar më parë si maniak seksual.

Gruaja po rikthehej nga puna, rreth orës 11 të natës, kur u godit nga mbrapa në korridorin e pallatit nga ukrainasi që filloi ta zhvishte. Por italiania filloi të bërtiste, edhe pse e penguar, duke alarmuar komshinjtë.

Por ndërkohë që disa filluan të merrnin policinë të alarmuar nga zhurma, një prej tyre vendosi të zbriste deri në katin e parë, duke u përballuar me përdhunuesin.

All - Paragraf - 6

Instrumentet i kishte, ashtu edhe kurajën. Andrea Marcelli kishte një të kaluar si boksier profesionist, sport që kishte lënë mënjanë nga mosha, tashmë 55-vjeçare, por që vazhdon si trajner.

“Kur zbrita pashë një gjigant, të paktën 100 kile, që ndodhej sipër vajzës së dëshpëruar, duke tentuar ta tërhiqte në errësirën e një bodrumi. Aty filloi përleshja”.

Shembulli i ish-boksierit i dha kurajë edhe disa komshinjve të tjerë, që arritën të bllokonin agresorin deri në ardhjen e forcave të policisë, që e arrestuan.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos