Irani dënon me varje në publik protestuesin e dytë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 15:25 | Bota
Irani dënon me varje në publik protestuesin e dytë

Në Iran është ekzekutuar një tjetër qytetar që dyshohet të ishte i përfshirë në protestat antiqeveritare që përfshinë të gjithë vendin.

Ai u dënua muajin e shkuar pasi akuzohet të ketë vrarë me thikë dy zyrtarë të sigurisë, sipas asaj që raporton Mizan Online, një agjenci lajmesh e lidhur me gjyqësorin iranian

I dënuari është identifikuar si Majidreza Rahnavard. Ai u dënua për “luftim kundër Zotit” për vrasjen e dy anëtarëve të forcës paraushtarake Basij dhe plagosjen e katër të tjerëve më 17 nëntor.  

Akuza për "luftë kundër Zotit" dënohet me vdekje nën teokracinë e Republikës Islamike që nga viti 1979.

Rahnavard u var në sy të publikut në qytetin verilindor Mashhad të hënën herët në mëngjes. Ai është personi i dytë që ekzekutohet në lidhje me protestat e vitit 2022.

Dënimi i tij me vdekje vjen më pak se një javë pasi Mohsen Shekari, protestuesi i parë rasti i të cilit u pranua zyrtarisht, u var të enjten e kaluar.

Disa iranianë të tjerë janë dënuar me vdekje me ekzekutim gjatë protestave mbarëkombëtare, të cilat nisën nga rasti i 22-vjeçares Mahsa Amini , e cila vdiq pasi u kap nga policia morale e shtetit me dyshimin se nuk po e mbante shaminë siç duhet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos