“Porta drejt ferrit” hapet në minierën e sanksionuar të Roman Abramovich-it

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 14:54 | Bota

Një “portë gjigante drejt ferrit” 30 metra e gjerë është hapur pranë një resorti skish në Rusi. Sipas raportimeve, gropa gjigante është hapur në një nga minierat në pronësi të firmës së Roman Abramovich, asetet e të cilit janë ngrirë nga Perëndimi.

Shembja e tokës ndodhi në minierën Sheregesh në rajonin Kemerovo të Sibera-s. Më herët, nga prona në fjalë ishin larguar banorët e katër shtëpive pasi shembja e tokës pritej.

Një zëdhënës i distriktit Tashtagol u shpreh: “Fundosja e sipërfaqes së tokës në kufijtë e minierës së Sheregeshit ishte e parashikueshme. Banorët e shtëpive numër 14, 16, 18 dhe 20 në rrugën Pervomayskaya u zhvendosën përpara shembjes.”

Ndërkohë, puna në minierë është pezulluar.

Miniera Sheregeshsky në zonën industriale Kuzbass, është në pronësi të gjigantit të prodhimit të çelikut EVRAZ, i cili u sanksionua nga Britania e Madhe në mars pas nisjes së luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos