Një tragjedi e vërtetë u regjistrua në Britaninë e Madhe mbrëmjen e kaluar ku 3 djem të mitur humbën jetën pasi ranë në një liqen të ngrirë, ndërkohë që një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në liqenin e Babbs Mill në Solihull, ku fëmijët ranë në liqen ndërsa ishin duke lozur mbi sipërfaqen e tij të ngrirë.






Policia konfirmoi mëngjesin e së hënës se tre djemtë 8, 10 dhe 11-vjeçarë humbën jetën në spital, pasi qëndruan për orë të tëra në ujëra e ftohta të liqenit, ndërkohë që 6-vjeçari tjetër është ende në gjendje kritike.
Autoritetet vijojnë kërkimet pasi ekziston mundësia që në momentin kur është thyer akulli mbi liqen kanë qenë më shumë fëmijë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )