Vullkani “Fuego” i Guatemalës ka shpërthyer sërish të dielën, duke shkaktuar një re të madhe tymi dhe flakë në ajër, që ka arritur në disa metra.
Vullkani është parë me lehtësi nga turistët në qytetin e Antiguas, dhe ai konsiderohet si një nga vullkanët më aktivë të zonës.
Kujtojmë se në vitin 2018, si pasojë e shpërthimit të këtij vullkani, rreth 200 persona janë asfiksuar si pasojë e tymit të lavës vullkanike, ndërsa lava ka zbritur deri poshtë në fshatin e Fuegos. (A2 Televizion)