Iraniani i akuzuar për terrorizëm, gjyqi zhvillohet me dyer të mbyllura

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 14:19 | Kronikë
Iraniani i akuzuar për terrorizëm, gjyqi zhvillohet me dyer të

Gjykata e Posaçme mbyll dyert në procesin gjyqësor ndaj iranianit Bijan Pooladrag, i dyshuar për “terrorizëm”.

Në seancën e së mërkurës, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të SPAK për seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Burime pranë gjykatës konfirmuan se në seancën e radhës, caktuar më 12 tetor, do të lexohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë.

SPAK ka ngritur dyshime se kundrejt shpërblimit 45-vjeçari Pooladrag ka krijuar kontakte me dy agjentë të shërbimit sekret iranian, të cilëve iu ka përcjellë të dhëna mbi kampin ASHRAF 3 në Manzë, si edhe ka marrë udhëzime për kryerje aktesh terroriste.

Nga viti 2015 e deri më sot nga Shqipëria janë dëbuar 80 shtetas të kombësive të ndryshme, ndërsa iranianët kryesojnë këtë listë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/12/nga-irani-ne-tirane-arrestime-dhe-dyshime-se-spiunimet-mes-iranianeve-po-shtohen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos