Në gjendje të rëndë polici në Elbasan, u përplas nga një makinë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 20:38 | Kronikë
Në gjendje të rëndë polici në Elbasan, u përplas

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, pasi u përplas nga një makinë ndërsa ishte në krye të detyrës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Gracen të Elbasanit, ku automjeti tip "Lancia”, me drejtuese S. V., 51 vjeçe, përplasi punonjësin e qarkullimit rrugor F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe po lufton për jetën.

Punonjësi i Policisë kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që vijojnë hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos