
Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit, Pjetër Kola, mbrëmjen e së martës.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë”, tha policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. (A2 Televizion)