
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas iranian, i cili është kapur me 76 tableta lënde të dyshuar ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre. Ai është konstatuar në një qendër për të huajt në qytetin bregdetar, ndërsa nën hetim është vënë edhe një 21-vjeçare, e cila dërgonte lëndën narkotike në këto ambiente. Sipas policisë, shtetasi iranian jetonte në Kamëz.
“Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qendra”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Kishte siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari (shtetas iranian). Në hetim një 21-vjeçare, pasi tentoi ta dërgonte lëndën narkotike, në këtë qendër. Sekuestrohen 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qendra”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi iranian M. J., 41 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës. Në vijim, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase pasi ka fshehur tabletat e lëndës së dyshuar narkotike ekstazi, në një qese me produkte ushqimore, ka tentuar t’i dërgojë ato, në qendër. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve M. J. dhe E. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)
Policia e Durrësit