
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gramsh, ku një 36-vjeçar është plagosur me thikë nga një 28-vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
I plagosur është shtetasi Andi Dragoti, banues në fshatin Nartë, ndërsa sipas uniformave blu, autori është identifikuar si Feta Bezati, banues në qytetin e Gramshit, i cili është arrestuar nga policia.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve të kësaj plagosjeje.
“Gramsh, goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori. Me datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” (A2 Televizion)
Reagimi i Policisë së Elbasanit