Një person qëllon me armë zjarri në Shkodër, plumbi përfundon në dritaren e 57-vjeçarit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 21:22 | Kronikë

Një qytetar në Shkodër ka qëlluar në ajër me armë zjarri ndërsa lëvizte me automjet në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”.

Policia bën të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 ndërsa predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së një 57-vjeçari. Megjithatë, për fat të mirë të lënduar nuk ka pasur.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër.

Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos