
Trajneri i Machester City, Pep Guardiola, u përgjigj me ironi kur e pyetën nëse ky sezon mund të quhej dështim për të, pasi fitoi dy herë radhazi kampionatin anglez.
“Unë dështoj çdo vit që pasi fitova 6 tituj me Barcelonën në sezonin tim të parë të drejtimit. Që atëherë, vetëm dështime”, tha Guardiola.
Manchester City renditet në vendin e tretë të Premier League, 14 pikë larg Liverpoolit kryesues, me “The Reds” që kanë një ndeshje më pak. (A2 Televizion)