Ikën një italian, rikthehet tjetri tek Partizani

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 23:32 | Futboll
Ikën një italian, rikthehet tjetri tek Partizani

Sipas mediave të specializuara italiane, kampionët e Shqipërisë do të kenë një tjetër trajner italian gjatë sezonit.

Pas shkarkimit të Franco Lerda, presidenti Gaz Demi ka vendosur për një tjetër trajner nga vendi fqinj. Në fakt kemi të bëjmë me një rikthim, sepse do të jetë Adolfo Sormani ai që do të tentojë të fitojë titullin me ekipin kryeqytetas.

Italiani që ka drejtuar Partizanin në 2016, sipas ekspertit Gianluca Di Marzio, ka rënë dakord për një kontratë 6-mujore që mund të zgjatet në 2 vjet në rast triumfi në kampionat.

Vlen të theksohet se presidenti Demi disa herë ka nënvizuar faktin se shkarkimi i Sormanit ka qenë një nga gabimet e tij, për të cilin ishte penduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos