Pamje të tmerrshme vijnë nga një kamera sigurie në Rio de Janeiro të Brazilit, ku një 31 vjeçare e pastrehë u ekzekutua me pistoletë disa sekonda pasi i kërkoi një personi t’i jepte 25 cent për të blerë bukë.
Vajza e quajtur Zilda Henrique dos Santos, u filmua ndërsa tentonte t’i tërhiqte vëmendjen Aderbal Ramos de Castro, ndërsa ecte në mes të rrugës, për të marrë prej tij disa para të thyera.
Burri vijoi ecjen e tij duke e injoruar deri në momenti që mes tyre nisi një shkëmbim fjalësh. Kamerat më pas e fiksuan atë ndërsa nxjerr një pistoletë të kalibrit 39 dhe e qëllon me gjakftohtësi të plotë 31-vjeçaren.
Vajza u dërgua nga kalimtarët e tjerë në spital, ku ndërroi dhe jetë për shkak të plagës së marrë. Autori është vënë në prangat e policisë dhe ndaj tij ka nisur një proces gjyqësor. (A2 Televizion)