Ish-çifti më i famshëm në Itali puthet në transmetim “live”

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 10:21 | Showbiz

Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti kanë thënë gjithmonë që kanë mbetur miq për shkak të dashurisë që kanë për vajzën e tyre Aurora, dhe në skenën e “Michelle Impossible”, ata kanë dhënë një tjetër provë. 

Gjatë spektaklit që transmetohet në Canale 5, këngëtari i famshëm ka kënduar këngën e njohur “Piu bella cosa”, të cilën në vitin 1996 ia dedikoi pikërisht partneres së tij të atëhershme. Por, përpara se ta këndonte, Eros iu afrua pranë dhe e puthi në buzë.

https://www.youtube.com/watch?v=V9JRllgUcn8

Michelle tha përpara se ta prezantonte se nuk priste që Eros Ramazzotti ta pranonte ftesën e saj.

Por, pavarësisht puthjes, çifti hodhi poshtë çdo hamendësim për një rikthim të mundshëm.

“Ka 20 vite që thonë përditë se do të ribashkohemi. Pse ndodh kjo?”, pyeti Michelle Erosin.

Përgjigjja e tij ishte: “Sepse nuk shohin punët e veta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos