
Meghan Markle mund të mos kthehet më në Britani. Në një artikull për The Sun, biografi mbretëror, Tom Bower, shkroi se “Dukesha e Sussex nuk ka plane të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo nuk është më e mirëpritur sepse nuk i intereson se çfarë mendojnë britanikët”. Ajo dhe Princi Harry, aktualisht, jetojnë në Kaliforni.
Nëse zërat konfirmohen, Meghan mund të mos marrë pjesë në festimet për 70-vjetorin e mbretërimit të Elizabeth II.
“Për momentin, destinacioni i saj përfundimtar nuk është i qartë, por me siguri ka mbështetjen për të luajtur rolin e një politikaneje amerikane”, shkroi Bower.
Shkrimtari i quajtur "Biografi më i frikshëm i Britanisë", është duke punuar për një temë zbuluese për Dukeshën.
“Edhe pse reputacioni i saj në Britaninë e Madhe është zvogëluar, Meghan ende admirohet në Amerikë”, përfundon ai. (A2 Televizion)