Ish-deputeti: Tahirit i rrezikohet jeta në burgun 313

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 11:26 | Kronikë
Ish-deputeti: Tahirit i rrezikohet jeta në burgun 313

Ish-deputeti Lefter Maliqi, thotë se jeta e Saimir Tahirit në burgun 313 në Tiranë është në rrezik. Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim, për shpërdorim detyre, nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe do ta vuajë dënimin në burgun e kryeqytetit.

“Jeta e Tahirit në rrezik. Kush urdhëroi dërgimin e tij tek 313, te burgu me rrezikshmëri të lartë? Kush do t’i mbyllë gojën Tahirit, sepse është i vetmi që di për urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama. Tahirit i rrezikohet jeta, ose është në kërcënim e presin për të mbyllur gojën”, shkruan Maliqi në një postim në Facebook.

Dënimin e tij, vetë Saimir Tahiri e quajti një padrejtësi të madhe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri tha se nuk e ka shkelur asnjë ditë ligjin. “Ju dua shumë të gjithëve! Me vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë padrejtësi!”, shkruan Tahiri.

https://a2news.com/2022/02/04/jepet-vendimi-gjykata-e-posacme-e-apelit-denon-me-3-vjet-e-4-muaj-burg-saimir-tahirin/

Reagimet pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm, ishin të shumta. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha me anë të një postimi në rrjetet sociale pak minuta pas vendimit: “I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të tregojnë se askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë,  nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”.

https://www.instagram.com/p/CZkH9sIqbqq/

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se vendimi i Gjykatës dëshmoi se akuzat e PD për përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike kanë qenë të vërteta. “Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturuar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën”, shkroi Basha në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos