Ish e dashura e Berlusconit, dasmë surprizë me këngëtaren e njohur

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 20:31 | Lifestyle

Lajmi erdhi pothuajse i papritur, edhe për ata që njihnin mirë protagonistet e dasmës që do të zhvillohet më 2 korrik.

Bëhet fjalë për këngëtaren Paola Turci, një nga kantautoret më të vlerësuara italiane, dhe Francesca Pascale, ish e dashura e Silvio Berlusconit, e cila për 14 vjet radhazi ka ndjekur çdo hap të ish-kryeministrit italian, i cili më pas u lidh me deputeten Marta Fascina.

Dy personazhet  e njohura për publikun italian, Turci dhe Pascale, e kanë mbajtur historinë e tyre të dashurisë të fshehur deri dy vite më parë, kur u fotografuan në një jaht ku po shkëmbenin puthje, por asnjë deklaratë kishte ardhur nga palët.

https://a2news.com/2020/08/13/berlusconi-duket-i-lumtur-me-te-dashuren-e-re-30-vjecare-por-per-mediat-roze-eshte-hakmarrje/

 Sot erdhi ndërkohë zyrtarizimi i dasmës që do të zhvillohet në prani të pak personave të zgjedhur, në Montalcino të Toskanës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos