All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ish-i dënuari i Guantanamos emërohet nga talebanët ministër i Mbrojtjes

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 10:43 | Bota
All - Paragraf - 1

Mediat e huaja raportojnë se një ish i dënuar i burgut famëkeq të Guantanamos do të jetë ministri i Mbrojtjes në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.

Mullah Abdul Qayyum Zakir u lirua nga kampi që drejtohej nga SHBA në Kubë në vitin 2007, gjatë presidencës së George W Bush. Ai u arrestua nga forcagt amerikane gjatë invazionit në Afganistan në vitin 2001.

All - Paragraf - 3

Zakir që mbante numrin 8 kur ishte në burg thuhet se u lirua pasi iu tha zyrtarëve amerikanë se nuk ka ndërmend të kthehet në fushëbetejë.

Megjithatë, sapo u largua nga burgu, ai drejtoi operacionet në Helmand, përpara se emërohej si komandanti më i lartë i talebanëve.

Zakir është një mik personal i Ismail Qani, kreu i grupit elitë Quds në Iran dhe prej tij ai është furnizuar me armët më moderne.

All - Paragraf - 6

Sipas agjencisë së lajmeve Alarby, Zakir ishte në krye të forcave talebane kur ata hynë në pallatin presidencial në Kabul. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos